Komentatori Arben Meçe i ftuar në studion e “Tirana Live” në lidhje me rikthimin e Bashës në krye të PD zyrtare, ndër të tjera tha se Basha pikërisht më këtë lloj politike të tij duke krijuar njerëz të besueshëm me poste shkatërroi partinë dhe tani sërish me këtë politikë po rikthehet si kryetar.
Ai shtoi se besuarit e Bashës janë njerëz pa identitet, duke theksuar se mos-pjesëmarrje në zgjedhje e Bardhit dhe Tabakut tregon se këta të fundit kanë pasur informacion se ka po luhet një lojë.
“Që atë parti do ta marrë Basha, tani është e qartë. Kjo parti me Bashën në krye është një problem edhe për vetë atë.
Në 29 ky do të zgjidhet kryetar dhe ata që janë pranë tij kanë marrë edhe postet. PD më para Basha e shkatërroi me këtë lloj politike, me poste dhe të besueshëm.
Të besuarit e Bashës, janë ata që nuk kanë identitet.
Pse Bardhi dhe Tabaku krijuan një shkëputje? Sepse ata kuptuan që ranë viktimë në një skemë të mirë organizuar nga të besuarit e Bashës” tha Meçe.
Sa i përket grupeve të tjera në PD ai tha se mënyra se po bëhen zgjedhjet, po shkelen të gjitha procedurat dhe kjo do ta shkatërrojë atë frymë optimiste që krijoi Alibeaj.
Ai theksoi se do të krijohet një vakum që do të lindë një fraksion tjetër brenda PD, i cili në vazhdim mund të bëhet edhe më i fortë se ai i Bashës, për shkak se ky i fundit ka shumë akuza të vërtetë në kurriz për të cilat ende nuk është dënuar.
“Mënyra se si po bëhen zgjedhjet dhe po shkelen procedurat, po prodhojnë atë format me nje grupim politik që do të krijojë njerëz, por do të jetë një parti që do të shkatërrojë përfundimisht këtë frymë. Kjo lëvizje e Bashës është goditja më e madhe. Ky grupim do të jetë më i pabesueshëm.
Ky vakum i prodhuar do të bëjë që përsëri brenda grupimit do të lindë një fraksion tjetër që mund të përfaqësohet nga Bardhi apo Tabaku që kanë qenë më stoik.
Sic duket këta kanë pasur informacion për këtë skenar që para zgjedhjeve, ndaj nuk morën pjesë në zgjedhje.
Ky grupim mund të jetë më i fortë dhe ta “vrasë” atë të Bashës. Pse? Basha ka probleme me “21 Janarin”. Basha duhet të largoje veten nga kjo ngjarje, a e bën dot? Jo sepse është autor.
Nëse ka person sot në politikën shqiptare që ka në kurriz akuza që nuk janë zbardhur, akuza të vërteta është Basha.
Gjithë zhvillimet që po ndodhin në parti, partia po merr fytyrën e Bashës. Njeri i pandershëm, i pabesë dh të gjitha kto po t’i shohësh në skemën si po organizohet nga parti që tani po i vjen vdekja, se nuk mund të bëhej në këtë forma ardhja e Bashës.
Ky grupim ka lindur i vdekur vetëm nga fakti që përdori një mekanizëm jo të ndershëm.
Elektorati në zgjedhjet që kaluan treguan se i punon truri. Me vjen keq për Alibeajn dhe për Bejkon që u futën në këtë lojë” theksoi Meçe.
Meçe tha Basha dhe Berisha do të bashkëpunojmë me njëri-tjetrin kur të jetë puna për destabilitetin e Shqipërisë, pasi Ramën nuk mund ta rrëzojnë dot.
“Unë e thash që padroni i tyre është një. Dhe mes tyre mund të konveniojë ndonjë gjë. Basha po vjen i paburrë, me të gjitha pabesitë e Berishës dhe me mënyrën se si ka funksionuar Berisha, sepse nuk e ka forcën e Berishës.
Kur të këtë momente të destabilizimit të Shqipërisë, të dy do të bashkohen. Padroni i tyre është një. Që kur nisi kjo lëvizje ishin përcaktuar qëllimet.
Të dy këta së bashku do të kryejnë të njëjtin aksion, jo për të mundur Ramën, se ata nuk e bëjnë dot.
Tani bëhen dy faktorë për destabilizimin e Shqipërisë” tha Meçe.r.t/abcnews.al