I menjëhershëm ka qenë reagimi i Partisë Demokratike. Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në selinë blu, Jamarbër Malltezi, deklaroi se 178 milionë euro për ndërtimin e tre inceneratorëve për djegien e mbetjeve është afera më e madhe korruptive e qeverisë Rama.
“Afera 178 milionë euroshe e inceneratorëve është një nga aferat më korruptive të qeverisë Rama. Të tre djegësit e plehrave, në Elbasan, Fier dhe Tiranë janë nën administrimin e Klodian Zotos, sekserit të Arben Ahmetajt. Partia Demokratike ka siguruar dokomentacionin e plotë se Klodian Zoto është bërë administrator edhe i kompanisë së riciklimit të mbetjeve në Tiranë. Kjo do të thotë se Edi Rama, duke përdorur kukullën e tij Veliaj, ka përqendruar në një dorë industrinë e riciklimit të mbetjeve. Sipas kontratës, Bashkia e Tiranës, pra Erion Veliaj, është e detyruar ta furnizojë Klodian Zoton me 550 tonë plehra në ditë dhe nëse nuk e arrin këtë objektiv do ta paguajë kompaninë me lekët e banorëve të Tiranës. Për pasurimin e vet nëpërmjet inceneratorëve, Edi Rama u ka hequr licensën 100 bizneseve të riciklimit dhe po lë pa punë mijëra familje. Tani është e qartë përse Edi Rama u bë flamurtar i importit të plehrave, duke mashtruar shqiptarët se ricikluesit do të falimentonin pa lëndë të parë importi.”/abcnews.al