PD: Rama urdhëron falsifikim në KQZ për patericën e saj, “Bindjen Demokratike”

schedule15:11 - 18 Maj, 2019

schedule 15:11 - 18 Maj, 2019

Një ditë pas shprehes së argumentit të demanskimit të shkeljes së ligjit dhe procedurës në regjistrimin e kandidatëve për zgjedhjet e 30 qershorit, si qëllim të propozimit të kandidaturave për komisionerë të zonave administrative, Partia Demokratike publikoi denoncimin e saj të parë dhe bëhet fjalë pikërisht për forcën politike të dalë nga një ish-nënkryetar demokrat.

“Partia e krijuar në paradhomën e Edi Ramës ka paraqitur kandidatë fallco në zgjedhjet fallco me një vërtetim fallco nga Kuvendi i Shqipërisë. Në një akt të paprecedentë, për llogari të Edi Ramës, Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit ka falsifikuar dokumentet zyrtare, duke lëshuar për partinë fantazëm të Edi Ramës një vërtetim, sikur përfaqësohet në Kuvend nga një deputet që ka 6 muaj që ushtron mandatin e tij. Bëhet fjalë për deputetin Andi Përmeti, i cili nuk ka mbushur as 1 muaj në marrjen e mandatit”.

Për këtë demorkatët njoftojnë kallzimin penal depozituar ndaj sekretarit të përgjithshëm të Kuvendit, por kreu i bordit të partisë më të re Bindja Demokratike, Astrit Patozi, përgënjeshtrimin e tij e publikoi në rrjetin social facebook.

“Sqarojmë publikun se BINDJA DEMOKRATIKE mbështetet jo nga një, por nga firmat e dy deputetëve për të garuar dhe kandiduar në gjithë Shqiërinë. Ata janë zotërinjtë Lefter Koka dhe Andi Përmeti, dhe për këtë ekziston e gjithë praktika e depozituar në KQZ”.

Dokumenti i firmosur nga zoti Lefter Koka dhe Astrit Patozi, deklaron se deputeti Lefter Koka mbështet për të propozuar si kandidat për kryetar apo anëtar këshilli në zgjedhjet e 30 qershorit, kandidatët e propozuar nga Bindja Demokratike. Por zoti Koka, i cili figuron jo si deputet i Bindjes Demokratike por si i pavarur, pasi refuzoi të digjte mandatin e marrë nën siglën e LSI, referon nenin 68 të Kodit Zgjedhor” si bazën ligjore që i jep këtë të drejtë.

Por Kodi Zgjedhor neni 68, pika 2 dhe 3 shkruan se kandidatët e paraqitur nga partitë politike që nuk zotërojnë asnjë mandat në Kuvend duhet të mbështeten nga jo më pak se 1% e zgjedhësve të njësisë ku kandidon. Pika 3 gjithashtu flet për zotërim mandati nga partia që propozon kandidatët, dhe jo mbështetje nga një deputet që ka mandat, por nuk bën pjesë në partinë që propozon kandidatët, si është rasti i deputetit Lefter Koka dhe mbështetjes së tij ndaj propozimeve të Bindjes Demokratike.

Edhe pse titulli i dokumentit flet për “zotërim mandate” nga Bindja Demokratike, brendësia e dokumentit njofton vetëm mbështetjen që z. Lefter Koka i bën kësaj partie, ku nuk bën vet pjesë, për të propozuar kandidatë për garën elektorale të 30 qershorit./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!