PD: Projekti i aeroportit të Vlorës, aferë korruptive e Edi Ramës

schedule21:51 - 16 Shtator, 2019

schedule 21:51 - 16 Shtator, 2019

Sipas Partisë Demokratike, projektimi i aeroportit ndërkombëtar të Vlorës është një aferë korruptive e kryeministrit Rama.

Sekretari për burimet njerëzore Ervin Minarolli tha se pas tërheqjes së disa firmave turke nga ndërtimi i aeroportit të Vlorës, kryeministri nuk heq dorë nga shkelja e ligjit dhe mungesa e transparencës, që çojnë në një konkluzion të vetëm, korrupsionin, vjedhjen e parave të shqiptarëve.

“Askush nuk e di sesi u përzgjodh firma projektuese. Për të nuk është hapur asnjë garë. Nuk ekziston në letrat e shtetit shqiptar asnjë procedurë e rregullt ligjore. Askush nuk e di sa ka kushtuar projekti dhe si do të paguhet ai”, tha Minarolli.

Sipas PD-së, me aeroportin e Vlorës dhe arkitektin e dënuar Casamonti, Edi Rama po ndjek një skemë të ngjashme më atë të projektit të Teatrit Kombëtar, për të cilin bëri një ligj special./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!