Në edicionin qëndron të ABC News me gazetaren Juli Krisafi ka qenë i ftuar politologu, Fitim Zekthi, i cili ka folur për situatën aktuale të Partisë Demokratike.
Në lidhje me ftesën që Bardhi dhe Alibeajt i ka bërë kandidatëve të “Foltores” për t’u futur në zgjedhje me logon e PD, Zekthi thotë që kjo është një gjë e drejtë dhe tani që gjykata mori vendimin, konfliktet duhen lënë pas.
Sipas tij kjo vjen edhe sepse beson se PD është e dobët në këto momente, pasi dalin kjo konflikt.
“Besoj se është domosdoshme dhe e drejtë që drejtuesit e PD, t’i kërkojnë atyre të vijnë në PD, pas konfliktit të tmerrshëm mes tyre. Po të mos e bënin do të ishte një problem, pra e bëjnë se duhet ta bëjnë.
E pranoj dhe faktin se janë të dobët, dalin nga një konflikt”, tha Zekthi.r.t/abcnews.al