“PD organizatë kriminale që i ka sjellë vetëm fatkeqësi vendit”, Veliaj: Nuk meriton as mëshirë dhe as ndihmë     

schedule20:23 - 14 Shtator, 2023

schedule 20:23 - 14 Shtator, 2023

Kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj e krahasoi PD dhe grupimin e Berishës me një organizatë kriminale që i kanë sjellë vetëm dëme Shqipërisë.

Në një intervistë për “Real Story” me gazetarin Sokol Balla, Veliaj tha se PD po pëson njëjtat fatkeqësi që i ka shkaktuar Shqipërisë dhe nuk meriton mëshirë.

Ajo parti e familje politike e krijuar nga Sali Berisha është organizata që i ka shkaktuar më shumë dëm Shqipërisë, ka veshur më shumë gra me të zeza, ka shkatërruar më shumë financa. Ajo është një organizatë që i ka bërë dëm Shqipërisë dhe këtu nuk bëhet fjalë për të hequr Saliun. Aty kanë qenë bashkëpunëtorë të gjithë. Edhe Luli ka qenë bashkëpunëtor me Saliun. Kur u vranë njerëzit në 21 janar. Do ta quajmë organizatë kriminale? Ajo është sjellë si organizatë kriminale dhe këtu nuk përfshij fare demokratët e thjeshtë, por kupola e PD vrau në 21 janar, edhe Saliu, edhe Lulzim Basha. Thoshin nënat tona: Kokat hëngshin! Ajo organizatë duhet të pësojë mbi lëkurën e vet, atë që pësoi lëkura e çdo shqiptari kur ajo organizatë drejtonte Shqipërinë. Njerëz që nuk ndërtojnë një shkollë, por janë gati të mbjellin përçarje kudo s’meritojnë as mëshirë, as ndihmë. As nuk merrem me ta, as nuk i shoh dhe kur shikoj që rezultati i Tiranës është më i turpshmi. Sot jam më i përgjegjshëm se kurrë, pikërisht se kam një opozitë të lodhur. Janë një stan me lepuj që siç ia bënë këtij vendi ashtu e pësofshin”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku Veliaj u shpreh se sot Shqipëria nën lidershipin e Edi Ramës dhe të PS është në ditët më të mira./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!