PD nxjerr dosjen që i dorëzoi ODIHR, Bylykbashi: Si u mbushën kutitë

schedule16:50 - 11 Shtator, 2019

schedule 16:50 - 11 Shtator, 2019

Partia Demokratike denoncoi me dokumente dhe pamje filmike parregullsitë e konstatuara sipas saj në zgjedhjet e 30 qershorit. Nga selia blu, ish-deputeti Bylykbashi dhe sekretari zgjedhor, Kaso treguan se si fletët e pavlefshme kaluan në favor të kandidatëve të PS dhe numri i zgjedhësve u rrit në mënyrë fiktive.

Partia Demokratike iu përmbajt paktit me ODIHR për të mos nxjerrë dokumentat dhe provat e saj për zgjedhjet e 30 qershorit. Kur raporti i vëzhguesve ndërkombëtarë është publik, eksperti për zgjedhjet në PD, Oerd Bylykbashi dhe Sekretari Zgjedhor, Ivi Kaso nxorrën fakte dhe prova nga dosja që partitë opozitare i dorëzuan ODIHR. Ish-drejtyuesi i Reformës Zgjedhore, Bylykbashi deklaroi se shkeljet e konstatuara në zgjedhje ishin disa.

Ditët që pasuan 30 qershorin i shndërruan zyrat e PD në një institucion monitorimi, ku pasi morën pamjet filmike të procesit të numërimit të votave, analizuan çdo fletë. Nga analiza rezultoi se edhe vullneti i qytetarëve që kërkuan të nxjerrin votën e tyre të pavlefshme u deformua.

Për Sekretarin Zgjedhor në PD, shkeljet e konsumuara nga komisionerët e PS nuk janë thjesht çështje teknike por rrëzojnë gjithë procesin.

Demokratët nuk i kanë kursyer akuzat në drejtim të Prokurorisë së Përgjithshme e cila sipas tyre edhe përse me dokumenta dhe pamje filmike që vërtetojnë manipulimin e procesit hesht dhe nuk vepron pëërballë një krimi zgjedhor. /ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!