Analisti Fitim Zekthi ka hedhur poshtë njoftimin e shpërndarë për media nga selia e Partisë Demokratike se do të jetë koordinator kombëtar për komunikimin në PD në zgjedhjet e 25 Prillit.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Zekthi thotë se ky njoftim i shpërndarë për media sonte nuk është i vërtetë.
“Fitim Zekthi, koordinator kombëtar për komunikimin social dhe politik’. Ky njoftim i shpërndarë në media mbrëmjen e së hënës nuk është i vërtetë,”– shkruan Fitim Zekthi. /mv.abcnews.al

