“PD në situatë kaotike”, Alibeaj: Na penguan për procesin e kandidatëve të 14 majit

schedule13:53 - 28 Mars, 2023

schedule 13:53 - 28 Mars, 2023

Kreu i komanduar i PD, Enkelejd Alibeaj e konsideroi një proces të vështirë, e me plot debate, vendimin për të marrë pjesë me kandidatë në zgjedhjet e 14 majit.

“Ka qenë një proces i  gjatë i vështirë me plot debate opinione të ndryshme. Në fund të një maratone të gjatë që na ka shoqëruar në këtë 1 vit e gjysmë. Dua të jem i sinqertë me të gjithë. Ka patur shumë debate, dalim me 61 kandidatë, dalim pjesërisht e me radhë. Ka qënë një nga debatet e gjata me tone.

Të paktën pas kaq shumë vitesh po zhvillohet një debat në forumet drejtuese për kandidatët. Kush fshihet pas gishtit për të vërtetën e situatës së demokratëve, ose është i kapur nga verbëria politike, ose thjesht dëshiron që kjo “status quo” në opozitë të vazhdojë pa fund dhe pa zgjidhje.

Eshte e qarte qe PD eshte e percare dhe situata e vitit te fundit vetem se ka ndihmuar ne ndarjen e metejshme te demokrateve. Duke nisur nga manovrat e Edi Rames per ta sterzgjatur procesin e gjyqit e deri tek gjuha tribale dhe banale e Sali Berishes ndaj pjeses se PD qe mendon ndryshe nga ai.

Eshte e qarte per te gjithe qe çdo dege e partise demokratike duke perfshire edhe seline kryesore eshte zabtuar nga Berisha dhe njerezit e tij dhe kjo ka pasur efektin e vete ne organizimin normal te nje partie qe po pergatitet te hyje ne zgjedhje

Me vjen keq qe ne kete periudhe nje pjese e mire e drejtuesve te PD dhe deputeteve, perfshire dhe mua, kemi kaluar kohe me se shumti me debate mes njeri-tjetrit ne forume, studio televizive apo ne kuvend, nderkohe qe duhet te kishim kaluar me shume kohe me demokratet. Ne mbledhjen me drejtuesit lokale te PD kam kuptuar qarte se baza e PD eshte e qarte ne orientimin politik. Per fat te keq me e qarte se ata qe duhet te orientonin bazen e sot perpeliten per te gjetur cfare drejtimi do marrin ne rruget e ndara te kesaj partie.

Vazhdoj ti mbetem mendimit dhe qendrimit se duhet te kishim 61 perfaqesues ne bashkite per zgjedhjet lokale. Por sterzgjatja e procesit gjyqesor per PD, vendimi I KQZ dhe cuarja ne limite kohore na kushtezoi ne kete proces. Pertej faktit qe deri ne momentin e fundit, dora jone ka qene e shtrire per ata kandidate te foltores qe kane dashur dhe jane penguar ne forma te ndryshme te kandidojne ne siglen e PD” -u shpreh Alibeaj.