I ftuar në studion e “ABC News” ish deputeti i PS, Edi Paloa ka folur për draftin e publikuar nga Komisioni i Venecias. Gjithashtu Paloka gjatë bisedës në studio ka folur edhe për propozimet e reformës zgjedhore. Paloka u shpreh kryeministri Rama kërkon të kapë Gjykatën Kushtetuese, dhe se mazhoranca ka bllokuar integrimin e BE.
“Komisioni i Venecias është një thirrje që nuk ka nevojë të bëhet. Një njeri që ka kapur gjithë pushtetet dhe pret përgjigjen për të kapur Presidentin është në fakt një ironi. Ai Parlament vazhdon të funksionojë si Parlament monist. Sot grushti ka marrë një grusht.
Nuk besoj se ka ndikuar në opinion për Kushtetueshmërinë. Por edhe ata janë hasur me arrogancën e kësaj amzhorance dhe i kanë dhënë të drejtë opozitës nga ana njerëzore”, deklaroi Paloka.
Pjesë nga intervista:
Mazhoranca ju akuzon se po loboni kundër integrimit të Shqipërisë në BE, e shihni si justifikim apo argument?
Paloka: Është më shumë se justifikim. Rama e kushtëzoi votimin e negociatave me qarkun e Fierit. Ka pasur një detaj që tregoi deri ku arrinte ky që kërkon ti marrë të gjitha.
E njëjta retorikë edhe për Berishën?
Paloka: Berisha anëtarësoi Shqipërinë në NATO, ndërsa sot e 7 vite negociatat nuk hapen. Edhe marrja e statusit kandidat ishte emritë e jona, e PD. Jo vetëm nuk kemi ecje para, por kemi kthim pas.
Kauza e Presidentit e thjeshtëzuar nga mazhoranca:
Paloka: Rama ka filluar procesin e një “grushti shteti”. Po përpiqet të eliminojë Kushtetutën për të mbijetuar.
Ju Çfarë po bëni?
Paloka: Po i qëndrojmë besnikë fjalës me partnerët. Reagimi ynë është se do të ndjekim hapat, do të zbatojmë tryezën, për Reformën zgjedhore që Rama po përpiqet ta zvarrisë.
Më tej Paloka theksoi se zgjedhjet janë gjëja më e drejtë që mund të bëhen. Opozita sipas tij ka kohë që po kërkon zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Gjithashtu komentin e kryeministrit Rama se PD është në shërbim të Ilir Metës i quajti tentativa të dëshpëruara. “Ky është diversion i nivelit të Taulant Ballës”, tha Paloka.
Paloka më tej u shpreh se mazhoranca çdo ditë e më shumë po bëhet qesharake duke i sjellur dëme më të mëdha Shqipërisë, duke i quajtur edhe karagjozë, ai theksoi se problemi është Taulant Balla me kryeministrin Rama.
/abcnews.al