Një deklaratë e Sali Berishës, ka nxjerrë zbuluar lobimin e tij ne Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ai tha publikisht se kontratën 6 milionë dollarë me kompaninë e avokatit te Presidentit Trump, Karlos Trujilo e ka marre përsipër vetë Partia Demokratike.
“Këto dy dite është i tmerruar. Ka mësuar që PD, ka marrë për avokat, avokati i Presidentit Trump,”, tha ai.
Me këtë deklaratë, doktori rrezon të gjitha reagimet zyrtare të PD. Selia blu kur sulmoi SPAK, e akuzoi se po i binin kot më qafë duke e hetuar, sepse kontrata është dhuratë, dhe paratë nuk i paguan ajo, por fondacioni Make Albania Great Again me emigrantin 72 vjeçar Nuredin Seci.
Por doktori thotë se avokatin e ka afruar vetë Partia Demokratike, dhe kjo kundrejt pagesës, siç e shkruan kontrata, ashtu si doktori tha edhe kur prezantoi Chris La Civita.
Prova është nënshkrimi i krahut të djathtë të Berishës, Flamur Noka, që kontratën e ka firmosur në emër të PD.
Berisha, jo rastësisht përmend vetëm avokatin, por në asnjë moment lobimin apo shifrën e majme 6 milionë dollarë.
Madje doktori, u tha demokratëve, se avokatin e Trump e ka marrë për ta, dhe jo për heqjen e non gratës.
“Avokati i Presidentit Trump, për kauzat tuaja të drejta, për avokat të kauzës së drejtë të çdo shqiptari, të votës së lirë të shqiptarëve, tani shihni, PD dhe opozita me Cris LaCivita, Rama me Vullnet Sinajt, një hajdut, opozita me avokatin e Trump, Rama me bandat, me Suel Çelen, Bajrat. Që me 12 maj shpallen organizata terroriste”, tha Berisha.
Emrin e avokatit të Trump, Berisha e lidh me fushatuesin e tij, Chris LaCivita, por ashtu si stafi i tij, ngurrojnë të thonë se cila është lidhja mes tyre. Madje Berisha, nuk thotë as pse i duhet PD ne mes të fushatës, një avokat nga SHBA, duke i hedhur edhe më shumë dyshime, kësaj kontrate.
Edhe në kontratë ai nuk e zbulon qëllimin për te hequr non gratën, ndonëse shërbimi i parë që ka marrë, është kontakti me Departamentin Amerikan të Shtetit.
Megjithatë, doktori është treguar i kujdesshëm. Ndryshe nga Lulzim Basha me lobimin e parë, për të shmangur ligjin, vetë Berisha ka marre masat dhe nuk ka hedhur asnjë firmë.
Ai ia ka lënë në dore Flamur Nokës, që do i duhet të merret me hetimin e SPAK.
/abcnews.al/