Sondazh

A do të zgjasë gjatë konflikti në Iran?

Loading ... Loading ...
 

PD mbledh Kryesinë/ Çollaku: Në fokus ndryshimet statutore, në Kuvend zgjedhim Këshillin e ri Kombëtar

schedule17:33 - 30 Gusht, 2023

schedule 17:33 - 30 Gusht, 2023

Deputeti i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku thotë se mbledhja e sotme e Kryesisë, do të ketë në fokus ndryshimet statutore.

Në një intervistë për ABC News, Çollaku u shpreh se ditën e shtunë, më 2 shtator, do të zhvillohet zgjedhja e Këshillit të ri Kombëtar të Partisë Demokratike.

“Mbledhja e sotme ka synim kryesor, rishikimin dhe riformalizimin në lidhje me ndryshimet staturore, që priten t’i propozohen Kuvendit Kombëtar më datë 2 shtator. Detyrimi statutor është që, grupi i punës për ndryshimet statutore ia paraqet Kryesisë dhe Kryesia do bëjë debatin në lidhje me këtë. Mbledhja do të jetë shumë e rëndësishme.



Ditën e shtunë do të zhvillohet procesi i votimit dhe i zgjedhjes së Këshillit të ri Kombëtar të Partisë Demokratike. Me gjithë rëndësinë, në Kuvendin Kombëtar kryesorja nuk është pjesëmarrja e deputetëve, por e delegatëve. Ajo e bën të vlefshme Kuvendin. Ne presim një pjesëmarrje të madhe të delegatëve.

Çdo deputet i Partisë Demokratike është i fituar, i rëndësishëm të jetë pjesë i një momoenti shumë të rëndësishëm politik”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!