PD mbledh Këshillin Kombëtar, zgjidhet ekipi i kryetarit

schedule14:23 - 19 Janar, 2019

schedule 14:23 - 19 Janar, 2019

Partia Demokratike ka mbledhur që prej orës 11:00 të ditës së sotme Këshillin Kombëtar, ku anëtarët e rinj të këtij forumi zgjedhin ekipin e ri me të cilin kryetari i kësaj force politike Lulzim Basha do të përgatitet për zgjedhjet e këtij viti. Që në nisje të punimeve të këtij Këshilli, kreu demokrat Basha theksoi se 4 shtyllat e alternativës së PD do te kthejnë shpresën dhe besimin e qytetarëve, duke pasur si pikënisje pikërisht nisjen e protestave qytetare deri në largimin e kryeministrit Edi Rama. Sipas tij, viti 2019 është viti i betejës. Ndërsa pritet zgjedhja e anëtarëve të rinj të kryesisë së Partisë Demokratike, Këshilli Kombëtar zgjodhi Bujar Nishanin Kryetar të këtij forumi. Gjithashtu, të gjitha propozimet e bëra dje publike nga kreu demokrat Basha janë pranuar nga Këshilli Kombëtar. Kështu Halim Kosova zgjidhet kreu i Komisionit të Integritetit Etikës në PD; Jemin Gjana zgjidhet kryetar i Komisionit Zgjedhor; Arben Ristani zgjidhet kreu i Komisionit të Apelimit; Alfred Rushaj zgjidhet kreu i Bordit Financiar. Ndërsa, Edi Paloka dhe Edmond Spaho u rikonfirmuan në postin e nënkryetarit të Partisë Demokratike. Por, duke u ndalur pikerisht në ekipin e ri drejtues të kësaj force politike, Basha nënvizoi se qëllimi kryesor i demokratëve do të jetë largimi i Edi Ramës dhe ndërtimi i alternatives fituese të PD. /abcnews.al