PD: Mbetjet në Kavajë dhe Durrës janë kthyer në një bombë mjedisore

schedule13:59 - 11 Korrik, 2021

schedule 13:59 - 11 Korrik, 2021

Partia Demokratike ka denoncuar situatën me mbetjet në qytetin e Kavajës dhe të Durrësit.

Andi Lila pjesë e  Partisë Demokratike, në një komunikim për mediat është shprehur se situata e mbetjeve në Kavajë  është kthyer në një bombë mjedisore që po rrezikon shëndetin e qytetarëve.

Ai thekson se Kavaja dhe Durrësi po preken nga një skemë kriminale, ndërsa hedh akuza ndaj kryeministrit Edi Rama që sipas Lilës synon të pasurojë vetëm klientelën e tij.

PD i kërkon SPAK të ndërhyjë urgjentisht për të parandaluar pasojat për ambientin dhe shëndetin e qytetarëve.

Deklarata e plotë:

Situata e mbetjeve në Kavajë është kthyer në një bombë mjedisore që rrezikojnë shëndetin e qytetarëve. Pamjet që shohim, që shoqërojnë përditshmërinë e qytetarëve dhe turistëve, nuk janë vetëm produkt i paaftësisë së pushteti vendor dhe i qeverisë.

Fatkeqësisht, ajo që qytetarët e Kavajës dhe Durrësit po përjetojnë është një skemë kriminale që po ndërtohet duke dëmtuar shëndetin e qytetarëve me qëllim pasurimin e klientëve të Edi Ramës.

Për të çuar para te mafia e inceneratorëve, plehrat po lihen me qëllim jashtë kontrollit, për të nxitur një krizë dhe pastaj për të ofruar një zgjedhje nga ata që e prodhuan këtë krizë.

Pra duke kërcënuar shëndetin e qytetarëve, po i detyrojnë të pranojnë një zgjedhje shumë më të shtrenjtë për menaxhimin e plehrave.

Kjo lojë me shëndetin e qytetarëve, vetëm për përfitimet e mafies së inceneratorëve, është e papranueshme dhe kriminale.

Ne i kërkojmë SPAK-ut të veprojë urgjentisht, përpara se pasojat për ambientin dhe shëndetin e njerëzve të jenë të parikuperushme./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!