Ndërsa për zgjedhjet e 2017 ishte një nga kushtet më të padikutueshme, tani që votimi elektonike ka kaluar në testin e dy palë zgjedhjeve, Partia Demokratike ndryshon kurs 360 gradë dhe del kundër aplikimit të teknologjisë në zgjedhjet e pranverës.
Selia blu i ka kthyer përgjigje KQZ-së, që kërkonte një mendim për shtrirjen e votimit elektonike në garën e 2025, ndërsa vetë insitucioni ka propozuar aplikim të teknologjisë në dy qarqe, të Elbasanit dhe Durrësit.
Dokumenti që mban firmën e Sekretarit për Cështje Zgjedhore në PD-, Ivi Kaso, shpreh mos dakordësinë, së bashku me disa arsyetime.
“Mungesa në zbatim e garancive që ligji u jep zgjedhësve për të verifikuar votën dhe anuluar atë, mungesa e mekanimzave që garantojnë verifikim të thelluar dhe transparencë, gjithashtu minuan besimin e zgjedhjësve, subjekteve zgjedhore dhe publikut, në një process që kërkon besim”
Demokratët shprehin mosbesim për procesin, nisur dhe nga zgjedhjet lokale të 2023, ku sipas tyre, procesi pati disa problematika, më kryesorja ata vencojnë votimin e operatovëve, për votues që nuk kanë qenë prezentë aty.
Gjithashtu PD thotë se nuk ka mjaftueshëm kohë për implementimin efikas të teknologjisë në pranverë.
Ndryshe nga PD-ja, Partia Socialiste e gjithashtu Lëvizja për Zhvillim Kombëtar, kërkojnë prej KQZ-së, të vlerëosjë dhe mundësinë e votimit elektronike dhe në qarkun më të madh, atë të Tiranës, vec Elbasanit dhe Durrësit. Ish-aleati i PD-së, Dashamir Shehi ndëkrohë e kërkon me ngulim votimin elektonik, madje me mundësinë për tu shtrirë në 5 qarqe.
Për Shehin pilotimi i teknologjisë në zgjedhje ka qenë i suksesshëm dhe argumenti kryesor për këtë konstatim, ka shmangien e vjedhjes së votës në tavolinë numërimi.