“Gishtat e Belos”/ PD: Prapambetje. Qëllimet politike nuk duhet të shkelin asnjëherë etikën

schedule14:17 - 28 Prill, 2023

schedule 14:17 - 28 Prill, 2023

Drejtoresha e komunikimit të PD, Mirela Karabina doli kundër posterit ofendues të kandidatit të Berisha-Metës dhe fjalorit të kryemiistrit Rama në këtë fushatë.

Ajo tha se një gjuhë e tillë shkakon një klimë konfliktuale, ndërsa fushata duhet të zhvillohet qetësisht dhe me parime.

“Qëllimet politike nuk duhet të  tejkalojnë  asnjëherë  etikën e komunikimit dhe normat e  një  shoqërie të  civilizuar. Bashkëjetesa, komunikimi brenda normave, sjellja e mirë  dhe toleranca janë  parime të  cilat ndihmojnë  shoqëritë  të  emancipohen, ndihmojnë  politikën të  jetë  në  funksion të  zhvillimit demokratik dhe ekonomik.

Çdo gjest apo fjalor kundër këtyre parimeve shkakton regres, prapambetje dhe një  klime konfliktale brenda shoqërisë  shqiptare. Prandaj i bëjmë  thirrje forcave politike, liderëve politik të   përdorin një  gjuhë  dhe një  retorikë  të  pranueshme brenda rregullave demokratike që  përcakton një  garë  elektorale”, u shpreh Karabina.