PD kundër aeroportit të Vlorës: Tregoni sa do i kushtojë vendit

schedule16:46 - 29 Janar, 2018

schedule 16:46 - 29 Janar, 2018

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, ka kërkuar votën e të gjithë deputetëve, përshirë dhe të atyre demokratë për të autorizuar nisjen e negociatatve me firmën turke për ndërtimin e aeroportit të Vlorës. Por PD kërkoi më shumë detaje lidhur me paratë që do të japë buxheti nëse nuk arrihen fluturimet që parashikohen nga kompania dhe me vitet që do ta marrë në menaxhim veprën konsorciumi.

Komisioni i veprimtarive prodhuese i hapi rrugë negocimit të kontratës me firmën turke Cengiz; Kalyon dhe Kolin Construction për të ndërtuar aeroportin e Vlorës vetëm me votat e mazhorancës. Ministri Damian Gjiknuri kërkoi autorizimin nga Kuvendi, për të bërë një aeroport në këtë zonë, i cili do të jetë më i madh dhe më modern se ai i Rinasit.
Por deputetët kërkuan të dijnë se sa do të paguajë buxheti i shtetit nëse fluksi është jashtë parashikimeve të bëra në ofertën ekonomike të konsorciumit turk dhe për sa vite do ta marrë menaxhimin koncesionari.

Afati për të mbyllur kontratën me firmën turke është 3 muaj e më pas marrëveshja do të shkojë sërish në parlament të marrë votën e deputetëve. Për shkak të rëndësisë strategjike, ky projekt nuk do të tenderohet. Vepra do të kushtojë 98 milionë euro dhe si bazë do të ngrihet në Akerni afër fshatir Novoselë në Vlorë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!