Një video e shpërndarë nga zyra e medias pranë selisë blu vetëm një ditë pas bisedës online të kryeministrit Edi Rama me naftëtarët e kompanisë ARMO të mbetur të papaguar dhe pasiguruar nga kompania private, demokratët kujtojnë premtimet e Kryeministrit thuajse një vit më parë mbi këtë çështje.
Një ditë pas të ashtuquaturës interpelancë të kryeministrit Edi Rama me naftëtarët e ARMO-s , Partia Demokratike zgjodhi të sjellë në kujtesë fjalët e shefit të ekzekutivit thuajse një vit e gjysmë më parë.
Edi Rama: “E zgjidhëm problemin me naftëtarët, që ju e patë që u meruan 10 muaj pa marrë rrogën, pa perspektivë, erdhën dhe në Tiranë bënë dhe protestën. Më në fund është zgjidhur, investitorët amerikanë që kanë marrë përsipër kushtet dhe unë kam besim se do të funksionojë”.
Si për të treguar se këtë besim nuk e ndanin demokratët, një deklaratë e po atij muaji, Shtatori 2016, e zv/kryetares së Komisionit të Ekonomisë, Jorida Tabaku, paralajmëronte një tur të dytë skemës korruptive.
Jorida Tabaku: “Skema është e njëjtë. Kompani Offshore, pa kapitale, me pronarë të paidentifikueshëm, shtinë në dorë pasuritë e shqiptarëve. Por këtë herë ka një emër, mikun e Ramës: Besnik Sula”.
Një tur të dytë bënë edhe naftëtarët e papaguar, e panevojshme sipas kryeministrit Edi Rama, sa kohë ekziston portali online shqipëriaqëduam.al
Edi Rama: “Merrni dhe rrugën në këmbë nga Fieri. Se për çfarë e merrni rrugën në këmbë kur ne jemi në dispozicion”.
Për demokratët janë tre mënyrat si kryeministri u pasurua nga ARMO.
Lulzim Basha: “Zgjedh të rrisë çmimin e naftës që të marrë me një dorë 220 milionë euro ARMO, pra Edi Rama me Beson me shokë dhe 50 milionë euro taksa të papaguara që do mjaftonte që të gjithë të rinjtë që dalin nga shkolla, afërsisht 30 mijë në vit të paguheshin një vit nga shteti me 300 mijë lekë të vjetra në muaj për të bërë stazhe”./abcnews.al