Hapja e ekspozitave dhe shitja e veprave të artit gjatë ushtrimit të detyrës si kryeministër e bën të të pavlefshëm mandatin e Edi Ramës. Kështu ka deklaruar në emër të Partisë Demokratike deputetja Albana Vokshi sipas të cilës, kryetari i qeverisë duke shitur krijimtarinë e tij artistike, ka shkelur Kushtetutën dhe ligjin për parandalimin e konfliktit të interesit.
I rrethuar nga familja e tij kryeministri Edi Rama publikon një foto nga ekspozita e tij e rradhës në Berlin. Nga Tirana Partia Demokratike kërkon heqjen e mandatit të tij të deputetit.
“Edi Rama e ka braktisur detyrën, për të hapur në Berlin një ekspozite të re për shitjen e krijimeve të tij, në shkelje të hapur të ligjeve dhe të Kushtetutës së vendit, e cila detyron heqjen e mandatit për deputetin Edi Rama”.
Këtë deputetja demokrate Albana Vokshi e shpjegon me deklarimet që ka bërë më herët kryeministri Edi Rama.
“Deri në vitin 2014, Edi Rama ka deklaruar zero lekë nga krijimtaria artistike. Pasi bëhet Kryeministër, Edi Rama, nis të hapë ekspozita në Europë dhe në Shtetet e Bashkuara. Për 3 vjet rresht, në 2015-2016-2017, ka deklaruar 79 milionë lekë të ardhura nga krijimtaria artistike. Gjithçka është në kundërshtim me ligjin dhe detyrën e tij si kryeministēr dhe si deputet”.
Ligji për parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksioneve publike, pērcakton në nenin 27 të tij se, “Kryeministri nuk mund të ushtrojë veprimtari private që krijon të ardhura në formën e personit fizik tregtar”. Sipas demokratwve duke shitur krijmtarinë e tij artistike dhe duke krijuar të ardhura të deklaruara 79 milionë, kryeministri Edi Rama ka vepruar në cilësinë e personit fizik tregtar, siç e përcakton ligji për të drejtat e autorit.
Kjo përbën qartazi papajtueshmëri me funksionin e Kryeminstrit dhe deputetit, duke shkelur hapur Kushtetutën –deklarojnw nga selia blu.
“Në këto kushte, Kuvendit të Shqipërisë i takon të mos sillet si vegël në duart e Edi Ramës, por të ushtrojë të drejtën e vet: të konstatojë papajtueshmërinë me funksionin e Kryeministrit/deputetit dhe të deklarojë mbarimin e mandatit të Edi Ramës në bazë të nenit 71 të Kushtetutës”./abcnews.al