Partia Demokratike mbështet akuzat e kreut të shtetit Ilir Meta ndaj ministres së Drejtësisë Etilda Gjonaj. Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazmend Bardhi është shprehur se ministrja e Gjonaj duhet të thotë sot pse shkeli ligjin dhe Kushtetutën.
Përmes një postimi në Facebook, Bardhi shkruan se SPAK detyrën më të rëndësishme ka hetimin e krimit të kushtetues për kapjen e Gjykatës Kushtetuese nga organizata mafioze në pushtet.
“Nuk ka asnjë detyrë më të rëndësishme tani për SPAK sesa hetimi i krimit kushtetues për kapjen e Gjykatës Kushtetuese nga organizata mafioze në pushtet. Në vend të lojrave me sms-të e shefit, Etilda Gjonaj duhet të thotë sot pse shkeli ligjin dhe Kushtetutën. Duhet të mos fshihet pas sms-ve të shefit, por të japë llogari pse veproi si sekretare e Ardian Dvoranit për të grabitur padrejtësisht një vend në Gjykatën Kushtetuese për llogari të Edi Ramës. Heshtja për krimin e kryer është pohim! Ai duhet hetuar dhe ndëshkuar!”, shkruan Bardhi./abcneës.al