PD kërkon verifikime për Banon, Mustafaj: Do ta njollosë, 6 marsi test popullariteti mes Bashës e Berishës

schedule20:14 - 22 Shkurt, 2022

schedule 20:14 - 22 Shkurt, 2022

Partia Demokratike i kërkoi Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që të bëjë verifikime për kandidatin e Berishës për bashkinë Lushnjë, Elton Bano. PD tha se ka të dhëna që Bano është dënuar për vjedhje në Britaninë e Madhe. Këto pretendime janë hedhur poshtë nga Bano, që në një reagim, i cilëson sulme personale ndaj tij dhe shpifje.

Ish-ministri Besnik Mustafaj i ftuar në “Radarin informativ” në Abc ka deklaruar se Bano e ka kaluar filtrin në Komisionin e Vlerësimit të Kandidatëve. Me këto akuza sipas tij duan ta njollosin.

 “Tentativa ndaj Elton Banos, ne e kemi seleksionuar në Komisionit të Vlerësimit të Kandidatëve si një person  të dobishëm. Basha dhe njerëzit që e rrethojnë s’kanë pasur as rezervën më të vogël ndaj tij. Pse tani? Është e qartë që po duan ta njollosin. Po përpiqen të zvogëlojnë impaktin që ka. Siç më thonë është alternativë serioze”.

Sipas tij PD dhe Rithemelimi po shkëpusin çdo urë bashkëpunimi. 6 marsin e sheh si një test të popullaritetit mes grupit të Berishës dhe të PD-së zyrtare të Bashës.

“Gjithë retorika kombëtare se zgjedhjet janë vetëm në 6 bashki, por retorika e “Rithemelimit” qoftë e Pd të selisë gjithë retorika po na çon në përfundimin se qëllimi kryesor është të shohim cili është më i pëlqyeshmi. Duke si një test i popullaritet të njërit apo tjetrit grup. Me 7 të gjitha palët do përpiqen ta kapitalizojnë këtë rezultat”.

Bano, kandidati i koalicionit “Shtëpia e Lirisë” nuk është gjetur në shkelje nga KQZ gjatë verifikimit, e për pasojë është regjistruar si kandidat në garën për kryebashkiak të Lushnjës. Por ndryshe nga sa ka deklaruar në formularin e vetë-deklarimit, Partia Demokratike ka gjetur të dhëna që i rrezikojnë kandidatit të Berishës kandidimin. Këtë të martë, Partia Demokratike i ka nisur një shkresë zyrtare KQZ, me kërkesën që të bëjë verifikime, sipas ligjit të dekriminalizimit, pasi nga të dhënat që selia blu ka, Elton Bano rezulton të jetë i dënuar në Britaninë e Madhe për vjedhje.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!