PD kallëzim penal në Prokurori për policinë: Ushtroi dhunë ndaj banorëve të Unazës

schedule13:32 - 15 Nëntor, 2019

schedule 13:32 - 15 Nëntor, 2019

Klevis Balliu dhe Çlirim Gjata dorëzuan kallëzim penal në Prokurorinë e Tiranës ndaj Niko Brahimajt, Ermal Kapllanit, Dallëndyshe Bicit dhe Granit Korbit, që sipas tyre ushtruan dhunë ndaj banorëve të Unazës së Re.

Në një deklaratë për mediat Balliu tha se ky është hapi i parë dhe premtimi i pD për banorët e Unazës dhe dhimbjes së nënave dhe fëmijëve. Ndërsa hapi i dytë sipas tij dëmshpërblimi cent për cent i këtyre banorëve, kur PD të jetë në qeveri.

“Është hapi i parë i një premtimi nga PD për banorët e Unazës dhe të gjithë ata që i kanë dhunuar e ushtruar dhunë me gaz lotsjellës, dhimbjen e atyre fëmijëve që u traumatizuan nga shkopat e gomës e gazi lotsjellës. Për të gjitha këto do vihen para përgjegjësië. PD do të mbrojë kauzën e drejtë e kushtetuese. Projekti është fiktiv, gjithçka kane hequr duhet dëmshpërmblyer edhe dhuna dhe drama që kanë kaluar fëmijët e nënat e atyre banorëve. Ky është hapi i parë. Hapi i dytë në qeveri do të jetë dëmshëprblimi cent për cent i këtyre pronarëve që po u vidhet shtëpia”.

Ndërsa sekretari për çështjet ligjore në PD Çlirim Gjata tha se janë shkelur të drejtat kushtetuese të qytetarëve të Unazës së Re, duke përdorur metoda të dhunshme.

“Janë shkelur të drejtat kushtetuese të qytetarëve të Unazës së Re. Policia ka përdorur metoda të dhunshme ndaj banorëve”.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!