Partia Demokratike i është përgjigjur ish-kryeministrit Sali Berisha. Në një deklaratë, PD thekson se kandidatet e “Shtëpisë së Ilirit”, siç e quajnë, nuk përfaqësojnë demokratët. Sipas selisë blu, Berisha u strehua tek Meta për t’u mbrojtur nga “Non Grata”.
“Kandidatet e Shtëpisë së Ilirit, nuk mund të perfaqësojne kurrë demokratët. Berisha u strehua tek Meta për tu mbrojtur nga Non Grata, Meta kërkon të perdorë demokratët për të rritur pazarin tek Rama siç bëri në 2013-n. Të zgjedhësh Berishën e Metën, mban Ramën”, thuhet në deklaratën e PD.
Lexo edhe: “Ia dorëzoi partinë Metës”, Berisha i përgjigjet Lulzim Bashës: Rri në bunker
Më herë, sot ish-kryeministri Sali Berisha tha se Lulzim Basha ka vendosur të qëndorjë në bunker. Sipas tij kandidatët e 6 marsit janë të Bashës dhe se ata të Komisionit të Rithemelimit u zgjodhën nga anëtarësia e PD. g.v/abcnews.al