PD hesht për paratë e lobimit

schedule14:56 - 24 Nëntor, 2017

schedule 14:56 - 24 Nëntor, 2017

Lulzim Basha nuk dha një shpjegim për akuzat e Partisë Socialiste që mbështeten në një investigim të Birn, lidhur me kontratat e lobimit që Partia Demokraike ka lidhur me një kompani amerikane në muajin mars. Basha tha se kjo është shhshkë që sipas tij nuk mbulon skandalet qeveritare, duke paralajmëruar edhe zbulimin e një tjetri.

“Një shashkë e bazuar në mashtrime që s’mund të largojë vëmendjen nga skandalet e jashtëzakonshme të kësaj qeverie, as nga një skandal i madh që është vënë në dijeni të opozitës nga burime të partnerëve dhe po studiohet nga ekspertët tanë të Sigurisë dhe të Ligjeve. Këto fakte dhe të tjera, të sjella në vëmendjen e opozitës, do t’i bëhen të njohura publikut”, deklaroi kreu demokrat./abcnews.al

https://youtu.be/LNqAkAqb0Eg

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!