PD gati për zgjedhjen e kandidatëve, Basha rikthen ish-deputetet, Paloka: Zgjidhja për “listat e hapura”

schedule16:37 - 20 Qershor, 2020

schedule 16:37 - 20 Qershor, 2020

Burime për “ABC News” bëjnë të ditur se udhëzimi që do t’i kërkojë anëtarësisë së Partisë Demokratike të zgjedhë përmes parimit një anëtar një votë deputetët e saj për parlamentin e ardhshëm është gati, dhe po konsultohet me forca partnere që zhvillojnë këtë proces në vendet e tyre.

Por pavarësisht se ia ka lënë anëtarësisë përgjegjësinë e propozimeve dhe vendimmarrjes, javët e fundit në takimet që ka zhvilluar me qytetarë, biznese dhe fermerë, vetë kreu i demokratëve ka qenë i shoqëruar nga disa prej ish-deputetëve të tij që pritet t’i nënshtrohen testit të anëtarësisë në muajt në vazhdim.

Në takimet e zhvilluara në Tiranë, Basha është shfaqur në krah të ish-deputetëve, Halim Kosova, Jorida Tabaku, Gert Bogdani, Grida Duma, Klevis Balliu.

Në Vlorë kryedemokrati u shfaq në krah të ish-kandidatit për kryetar Bashkie, Genc Deromemaj.

Në Elbasan në krah të ish-deputetëve Luçiano Boçi dhe Endri Hasa.

Ndërkohë që takimet në rrethe do të vijojnë edhe në ditët e ardhshme.

Procesi i përzgjedhjes së kandidaturave pritet të nisë javën e ardhshme dhe do të zgjasë deri në 15 shtator.

“Sistemi ynë synon t’i japë mundësi anëtarëve të PD, demokratëve që të zgjedhin ata, se kë duan që t’i përfaqësojë, qoftë në parlamentin e ardhshëm, qoftë në pushtetin lokal. Kjo për mua është zgjidhja e vetme, për problemin që është krijuar me listat e hapura”, u shpreh Paloka./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!