Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

PD futet në Kuvend, por nuk njeh zgjedhjet/ Berisha: ‘Krisma’ nuk pati

schedule18:03 - 10 Shtator, 2025

schedule 18:03 - 10 Shtator, 2025

Nuk ka dilema, fjala e doktorit është urdhër. Në letër zgjedhjet nuk do të njihen, por mandatet e 11 majit do të pranohen e në parlament do të shkohet.

“Tani ka një debat, të shkohet apo jo në parlament. Unë them, ne s’duhet të lëmë asnjë hapësirë. Madje duhet të falenderojmë zotin që na lejohet betejë”.

Në mbledhjen e parë të Kryesisë së PD pas 11 majit, besniket u paraqitën të mallosur, kurse rebelët e dikurshëm, Bardhi, Gjekmarkaj, Salianji apo Tabaku të buzëqeshur. Të tjerët, ish deputetët Xhaferaj apo Spaho refuzuan një lamtumirë me doktorin dhe nuk erdhën në mbledhje.



Në sallën me temperatura të larta nga mungesa e kondicionerit dhe e argumenteve, Doktori hoqi xhaketën e u shfaq me ankesa për angazhimin e të vetëve për të denoncuar farsën, por ankesën kryesore e kishte për televizionet.

“90% të mediave kontrollohen nga Rama. Nga 10 media kombëtare, vetëm 1 mbështet opozitën”.

Por në kohën kur doktori ankohej, ishin të paktën 9 media të cilat e transmetonin live fjalën e tij. Vetem njera, Abc News po merrej me sulmin rus mbi Poloni.

Por për doktorin nuk ka rëndësi. Ai ka shikimin e tij. Edhe për kundërshtimet.

A pati kundërshtime?

“Mesa pashë unë, jo. S’di të ketë patur kundërshtime”

Pra, askush nuk e përmendi nenin Basha?

“Ne flasim për zgjedhje, jo për farsë. Por do të ishte çmenduri që unë te mos pranoja votëbesim”.

Pra, doktori vendos vetë nëse nuk ikën dhe si nuk ikën. Ndaj cdo propozimet rreth karriges së tij, eshte thjesht nje bezdi e panevojshme.

Kurse për ata që presin poste ka ende shpresë, por nuk Ka date.

“Se çfarë do të bëjë PD ju do e shihni. Do e nisim dhe analizën. Por skemi ende datë.”

Me këtë shpresë doli nga mbledhja i pari, luftëtari i betejave, Ervin Salianji.

“Propozimi im, Duhet të kemi edhe protesta dhe revolta”.

“Jam 100% dakord me këtë propozim”.

Nuk njohim zgjedhjet, por futemi në parlament. Berisha vendosi, Kryesia firmosi, në këtë mbledhje të parë me shumë besnikë e pak kritikë. Në heshtje, Bardhi hyri dhe doli sërish si kryetar grupi parlamentar provizorisht, kurse Salianji sërish mbeti pa post. Por në fund, Mesazhi ishte i qartë, Berisha thote bëni si them unë mos bëni si bej unë. Sepse kush i përmend karrigen, do duhet te largohet./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!