PD e Foltorja mbledhin deputetët/ Rishfaqet Basha, sot aktivitet me të rinjtë. Bejko sulmon Tabakun

schedule12:29 - 24 Maj, 2023

schedule 12:29 - 24 Maj, 2023

Pak ditë pas zgjedhjeve të 14 majit, nisin lëvizjet mes demokratëve. PD e Foltorja e Berishës kanë njoftuar sot se do të mbledhin grupet parlametare, mbledhje e parashikuar për t’u zhvilluar në të njëjtën orë, por ai që ndryshon është vendi.

Një javë pas dorëheqjes së Enkelejd Alibeajt nga drejtimi i partisë, gazetarja Erneta Shevroja tha për ABC News se PD nuk e ka ende një emër për kryetarin e komanduar, ndërkohë që është Gazment Bardhi ai që po thërret grupin parlamentar. PD zyrtare nuk e ka ende një kryetar, prej një jave Jorida Tabaku nuk ka marrë asnjë vendim mbi hapat që do të ndjekë, nëse do të marrë apo jo drejtimin e partisë.

Paralelisht në 13:00 edhe Sali Berisha ka njoftuar mbledhjen e grupit të tij parlamentar, mbledhje që vjen një ditë pas mbledhjes së Kryesisë, ku në fokus ishte analiza për zgjedhjet e 14 majit.
Këto janë mbledhjet e para që pas zgjedhjeve të 14 majit, dhe pritet të shihet nëse do të ketë deputetë që do të ndryshojnë në qëndrimet e tyre.

Por, gazetarja Shevroja tha se këto nuk janë të vetmet zhvillime sa i përket kampit demokat. Lulzim Basha rikthehet sot, pas një periudhe të gjatë inaktive. Sot ai ka vendosur një rikthim me një takim me të rinjtë në një prej hoteleve në Tiranë, pa praninë e mediave.

Kthyer në zhvillimet brenda PD e cila vijon të jetë pa kryetar, është Roland Bejko i cili kërkon me urgjencë mbledhjen e kryesisë së PD, pasi sic shkruan ai në një reagim të gjatë partia nuk mund të qëndrojë në këtë situatë heshtjeje dhe pikëpyetjesh të mëdha. Ai kërkon nga Jorida Tabaku të marrë sa më parë një vendim, mbi kompentencat e drejtimit të PD dhe PD të bëjë një mbledhje urgjente të kryesisë së saj. Ai shkruan se sot duhet një vendim sa i përket mbledhjes së Kryesisë, ose në të kundërt ka gati firmat e anëtarëve për t’u bërë kjo mbledhje.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!