TIRANË- Partia Demokratike vazhdon të lëvizë në dy drejtime, në një kohë kur rezultate e saj në garat elektorale kanë prekur fundin. Ajo ka humbur edhe bashkitë, të cilët konsideroheshin më parë si “kështjella” e demokratëve.
Kryetari i grupit parlamentar Gazment Bardhi ka ftuar në një takim deputetët e PD, por krahu i Bashës, si gjithmonë nuk ka pranuar të ulet me ta në tryezë.
Pengesa më e madhe e tyre është Sali Berisha, i cili duket se ka një afrimitet së fundmi në Gazment Bardhin, por jo me Lulzim Bashën.
Ky i fundit e akuzon Berishën se ka marrë peng demokratët për interesat e tij personale, pas vendimit të SHBA për shpalljen e tij “non grata” për minim demokracie dhe korrupsion.
Gazetarja e ABC News, Erneta Shevroja po ndjek nga afër këtë takim, i cili po mbahet në kryesinë e Kuvendit dhe jo në selinë e PD./n.m. abcnews.al