Kandidati “Djathtas 1912”, Rezart Kthupi foli në emisionin “Real Story” në ABC News, për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, duke komentuar edhe situatën e Partisë Demokratike.
Ai u shpreh se largimi i kreut të PD Sali Berisha është një domosdoshmëri dhe se sipas tij ndryshimi i parë nis në momentin e largimit.
“Lufta nuk është me Berishën non grata, por me Berishën si model të drejtimit të partisë. Edhe Rama është njësoj si Berisha, nëse do i marrësh si i drejtojnë politikisht partitë e tyre. Beteja brenda PD për vulën ishte për të ruajtur një identitet përtej Berishës. Një bërthamë brenda PD tregoi që nuk ishte me Berishën. Në 2023 kisha akoma iluzione se di duhet të ishte e ardhmja e PD, tanimë nuk ka. Partia e Sali Berishës kush nuk është me Berishën ka hequr dorë dhe do vazhdojë rrugëtimin e tyre. Ndryshimi i parë nis nga largimi nga Berisha”, tha ai.
/abcnews.al/