“PD do të bëhet shtëpia e madhe e demokratëve,” Bumçi: Basha s’guxon të votëbesohet, s’merr as 10%

schedule20:17 - 20 Dhjetor, 2021

schedule 20:17 - 20 Dhjetor, 2021

Ish-deputeti Aldo Bumçi i cili është anëtar i Komisionit të Përkohshëm të Rithemelimit të PD-së në një lidhje me “Radari Informativ” në ABC theksoi edhe një herë se Lulzim Basha nuk është më kryetari legjitim i të djathtëve.

“Basha nuk është sot kryetar legjitim, është ish-kryetari. Në një parti politikë, kryetari nuk e përcakton veten. Ne nisëm një proces politik, u mblodhën 4200 firma, u dorëzua në PD. Basha tha nuk do të ketë Kuvend, nuk e njoh.”

I pyetur se përse të dhënat dhe fletët e votimit nuk po bëhen transparentë, ish-deputeti theksoi se proceset politike që kanë ndodhur që nga nisja e mbledhjes së firmave të delegatëve për thirrjen e Kuvendit e deri tek Referendumi i 18 dhjetorit kanë qenë publike.

Sipas tij, kryedemokrati Basha nuk guxon që të bëjë votëbesim pasi, sipas tij, mund të arrijë të mbledhë vetëm 10 për qind të votave.

“Procesi politik është publik, ky njeri pse nuk bëri një votëbesim…shkoi në Durrës dhe e prisnin pesë veta. Nëse mendon se e ka PD në me vete… nuk guxon se është pakicë, është më pak se 10 për qind.”

Për Bumçin nuk ka palë brenda PD-së por vetëm një shumicë dhe një pakicë qartësisht të dallueshme. Për të, të thuash që ke pasur mbi 5000 delegatë në ambientet e Pallatit të Kongreseve që kapacitetin e ka 2000, është tallje.

Por cili është hapi i radhës që lëvizja e Berishës pritet të ndjekë në vijim?

Aldo Bumçi tregon: “Bërja e PD-së, shtëpia e madhe e demokratëve. Berisha është njeri i veprave, ka treguar që e ka ringritur këtë forcë politikë nga hiri në ‘97. Sot jemi një forcë që ekzistojmë…Një parti e madhe ku nuk përcaktohesh nëse jo pro Berishës apo jo, ku pranohen të gjitha flukset. Çdokush do varet nga vota e anëtarësisë në çdo qark, legalizohen fraksionet…” /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!