Farsat justifikohen, dekretet zbatohen.
“Ne nuk i bojkotojmë zgjedhjet”.
Begaj firmosi dekretin, por doktori e pranon se këto gjëra i bën vetëm një ish-demokrat.
“Fajin e ka Ilir Rusmali. Çfarë mund t’u thuash këtyre, turpi i historisë. Nuk ka akt më të turpshëm.”
Berisha ishte përgatitur sot për takime me strukturat, por i evitoi dhe për pak ditë. Kanë nisur ti pëlqejnë kandidatët jashtë selisë, por duhet të qetësojë edhe demokratët brenda partisë.
’’Këto janë emra shumë të mirë. Janë personalitete me vlera qytetare dhe morale të pakrahasueshme. Partia Demokratike siç unë kam shpjeguar këtu para jush, gjatë këtyre kohëve është marrë me modelin, jo me emrat.’’
Dekreti ka mbaruar, por farsa s’ka filluar. Në fakt, se sa seriozisht e ka doktori me farsën, e tregon Gazment Bardhi. Kur hyri në parlament, paralajmëroi se komisioni i parë i posaçëm parlamentar, do të ishte hetimi i farsës së 11 majit.
Mesa duket farsa është harruar, sepse komisioni i parë që Gazment Bardhi kërkon në parlament është për fondet e bujqësisë, IPARD. Por problemi i Berishës nuk janë as IPARD e as farsa, por non grata. Ai i bëri thirrje Trump, të marrë seriozisht shakanë e Ramës me Makron dhe Aliev.
“Edi Rama shfrytëzoi samitin e Bashkimit Politik të Europës për të përqeshur, për t’u tallur me presidentin e SHBA. Në një akt të verbër, kukulla e Xhorxh Sorosit, mendoi se ky është shërbimi më i madh që mund t’i bëjë këtij të fundit.”
Dhe doktori tani sugjeron që Rama të mbajë Europën, kurse vetë të mbajë SHBA-në.
“Sipas tij, Europa-paqe nuk duhet të pyesë SHBA-luftë apo Europa-kultura e paqes, paçka se ka shkaktuar dy tragjeditë më të mëdha botërore të të gjitha kohërave, luftën e parë dhe luftën e dytë, qenka kultura e paqes, kurse urat e zjarrit del se paskan ardhur nga përtej Atlantikut.”
Sepse doktori deri në Strasburg edhe shkon, por oqeani është oqean, s’do vetëm moshë, por do edhe vizë.
/abcnews.al/

