PD cakton datën e protestës së madhe në Tiranë

schedule20:11 - 22 Janar, 2019

schedule 20:11 - 22 Janar, 2019

Partia Demokratike ka caktuar 16 Shkurtin si datën e protestës së madhe të saj në kryeqytet. Vendimi u mor pasditen e të martës, pas një mbledhje gati dy orëshe të Kryesisë së re. Kryesia ka vendosur që protestat të nisin më herët nëpër rrethe për të kulmuar me atë të 16 Shkurtit në kryeqytet.

Vendimi për protesta deri në largimin e kryeministrit Rama u mor në takimin e PD-së me aleatët e saj, pas sesionit të jashtëzakonshëm parlamentar të 16 Janarit, ku iu refuzua kërkesa për ta zhvilluar me debat votimin e dekreteve të Presidentit për ministrat e rinj.

Vendimi i mbrëmjes së të martës u parapri nga një konsultim paradite i Lulzim Bashës me kolegjin e kryetarëve, një organ statutor i demokratëve, në përbërje të të cilit janë kryetarët e 70 degevë të PD në të gjithë vendin./abcnews.al