Komisioni i Rithemelimit në PD, pjesë e lëvizjes së Berishës ka reaguar pas vendosjes së kamerave në selinë blu një ditë pasi ish-kreu demokrat dhe mbështetësit e tij u futën me forcë në godinë.
Në deklaratë thuhet se shndërrimi i shtëpisë së lirisë në një bunker të sigurisë së lartë, është dëshmi e vetmisë dhe paranojës që kapluar Bashën që sipas tyre ka humbur arsyen për kuptuar se lider nuk të bën as vula dhe as brava.
‘Deputeti Basha, pas karriges, dita-dites po humbet dhe arsyen! Frika nga perballja me vullnetin e 44 mije demokrateve qe votuan per shkarkimin e tij ne dt 18 Dhjetor e shtyn cdo dite ne absurditete te reja.
Shnderrimi i shtepise se lirise ne nje bunker te sigurise se larte eshte deshmi e vetmise dhe paranojes qe ka kapluar karrigethyerin qe ka humbur arsyen per te kuptuar se lider dhe kryetar nuk te ben as vula, as brava dhe as kamerat e sigurise, por vullneti i 44 mije demokrateve qe te dhane pergjigjen me te merituar ne date 18 dhjetor.
Partia Demokratike do t’u rikthehet shume shpejt demokrateve, pronareve te saj te vertete dhe eshte ne te interes te ish-qeraxhiut ta kuptoje se nuk ka kamera, brave apo gaz lotsjelles qe mund t’a ndale vullnetin e tyre!”, thuhet në deklaratë. m.v/Abcnews.al