PD ankohet për votat e Greqisë/ Shkresë në KQZ për auditim për shkeljet

schedule10:45 - 7 Maj, 2025

schedule 10:45 - 7 Maj, 2025

Ndonëse procesi nuk ka përfnduar ende, PD kërkon një audit të menjëhershëm ndërkombëtar të logjistikës së transportit dhe dorëzimit të zarfeve nga Shqipëria në Greqi dhe anasjelltas.

Përmes një shkresë dorëzuar në KQZ, PD kërkon gjithashtu rishikim për pavlefshmëri të çdo vote të dorëzuar me zarf të pavulosur apo të paplotë si edhe hetim penal nga SPAK për blerje votash dhe përfshirje të PS në shpërndarje votash. Shkeljet shtrihen dhe në vende të tjera, si SHBA, Itali.

Sipas PD, shkeljet e konstatuara janë dërgesa të parregullta të zarfeve, dy fletë votimi në një zarf, mungesë udhëzimi për votuesit, presion politik dhe blerje votash, vonesa ose mosdorëzimi i zarfeve, mbledhje e paligjshme e votave./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!