“Pazar” në Premier League, Borussia Dortmund sjell dy “yje” në “Signal Iduna Park”

schedule22:16 - 30 Korrik, 2024

schedule 22:16 - 30 Korrik, 2024

Ishte padyshim ndër protagonistët absolut, të kualifikimit të spanjollëve të Girona, në UEFA Champions League.

Anësori brazilian i mbrojtjes, Yan Couto shkëlqeu si i huazuar në LaLiga dhe pas përfundimit të sezonit të shkuar, ku shënoi 2 gola e asistoi plot 10 të tillë, në 39 paraqitje, 22-vjeçari u rikthye te “Qytetarët” e Manchester City, ama vetëm për disa javë.

Sipas raportimeve më të fundit të gazetarit të mirënjohur të merkatos, Fabrizio Romano, Couto është vetëm një firmë larg “Verdhezinjtë” të Borussia Dortmund, ku pritet të qëndrojë për minimalisht 5 sezonet e ardhshme.

Në ditët në vijim pritet të kryhen edhe vizitat mjekësore të brazilianit, për kartonin e të cilit do të derdhen plot 25 milionë euro, në arkat e “Qytetarëve”.

Mirëpo, ky nuk është transferimi i vetëm i Borussia Dortmund, nga Premier League, me “Verdhezinjtë” që kanë siguruar edhe shërbimet e “veteranit” të mesfushës, Pascal Gross, për të cilin paguan 7 milionë euro, “Pulëbardhat” e Brighton. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!