Pavarësisht shqetësimeve të Perëndimit, autoritetet në Moskë bëjnë gati rrjetin e vaksinimit

schedule16:12 - 30 Tetor, 2020

schedule 16:12 - 30 Tetor, 2020

Qytetarët e Moskës që duan të vaksinohen kundër Covid-19 mund të kenë këtë mundësi muajin që vjen nëse vendi arrin që të sigurojë një sasi të madhe dozash deri atëherë.

Lajmin e dhanë autoritetet e vendit të premten, sipas Reuters. Nënkryetarja e Bashkisë Anastasia Rakova u shpreh se në kryeqytet është duke u krijuar një rrjet të gjerë dhomash vaksinimi të specializuara, shkruan abcnews.al

Në këto dhoma do të vaksinohen 2,500 persona me rrezik të lartë, kryesisht mjekë dhe mësues, raportojnë agjencitë e lajmeve në Rusi.

Vaksina e Rusisë është pasuar nga një nivel shumë i lartë shqetësimi nga studiues rreth e qark botës për shkak të zhvillimit “opak” dhe mungesës së testimit në masë.

Që nga fillimi i pandemisë e deri më tani, Rusia numëron 1.6 milion të infektuar dhe 27,656 viktima. s.b/abcnews.al/