Pavarësisht Covid-19, rezortet e skive në Austri janë plot

schedule14:03 - 28 Dhjetor, 2020

schedule 14:03 - 28 Dhjetor, 2020

Pavarësisht pandemisë së Covid-19, në Austri rezortet e skive janë të tejmbushura duke bërë që të jetë i pamundur respektimi i distancimit social. Të gjitha vendet janë të ezauruara saqë pronarët e strukturave detyrohen të kthejnë mbrapsht turistët

Turma të mëdha njerëzish në qendrat e skive në Austri. Në fundjavë, si pasojë dhe ditëve të bukura, kishte një numër të madh njerëzish aq sa shumë pika turistike vendosën të mos lejojnë më njerëz të hyjnë. Shumë automjete nuk u lejuan të kalojnë. Qindra ekskursionistë vendosën të vazhdojnë rrugën në këmbë pasi kishin parkuar. Duke hedhur poshtë çdo masë për distancim social.

Në Austri shumë zona turistike janë të hapura, por praktikisht vetëm për banorët dhe turistët kalimtarë, por dhe ata kufitarë. Nëse dikush do të qëndrojë më shumë, ata duhet të karantinohen për dhjetë ditë. Një kusht që dekurajon pjesën më të madhe të njerëzve që të qëndrojnë për të prenotuar.

Maskat mbrojtëse janë të detyrueshme për çdo njeri mbi 14 vjeç. Impiantet e skive transportojnë vetëm gjysmën e turistëve që të respektojnë rregullat e distancimit, por ndonjëherë nuk mjafton./abcnews.al