Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Pavarësia”/ Marco Rubio: SHBA qëndron me Kosovën. Mirëpresim udhëheqjen si anëtare themeluese në Bordin e Paqes

schedule08:44 - 17 Shkurt, 2026

schedule 08:44 - 17 Shkurt, 2026

Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio ka uruar 18 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Në mesazhin e publikuar në Departamentin e Shtetit, Rubio shkruan se “Shtetet e Bashkuara mbeten të palëkundura në mbështetjen e tyre për sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës, dhe mezi presim të zgjerojmë lidhjet ekonomike që do të rrisin prosperitetin e të dy kombeve tona”.

Gjithashtu Rubio vlerëson mbështetjen e Kosovës për përpjekjet e SHBA-së për t’u përballur me sfidat globale dhe mirëpresim -thotë ai- udhëheqjen e saj si Anëtare Themeluese e Bordit të Paqes.



“Ndërsa Kosova shënon këtë përvjetor të rëndësishëm, mezi presim një bashkëpunim edhe më të fortë në vitet në vijim. Shtetet e Bashkuara qëndrojnë me Kosovën ndërsa ajo vazhdon të ndërtojë një të ardhme të sigurt dhe të begatë”, thotë ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!