Përpara largimit nga salla e seancave, mazhoranca miratoi me votat e saj projektligjet e parashikuara në rendin e ditës. Një ndër më të rëndësishmit mes tyre është marrëveshja me KFV-së për investimin e 42 milionë euro për rrjetin e transmetimit të energjisë elektrike Shqipëri – Kosovë.
Me këtë rend dite, deputetët e Kuvendit do t’u duhej ta mbyllnin pasdite punën e tyre të përjavshme, por socialistëve u desh rreth dy orë.
Një prej ligjeve të rëndësishme që u miratua nga shumica në parlament ishte marrëveshja me KFV-në, me qeverinë Gjermane e cila mundëson një investim shumë të rëndësishëm në rrjetin e transmetimit të energjisë ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës, pikërisht aksi Tiranë – Prishtinë.
Një investim tërësisht nga KFV-ja, prej 42 milion Eurosh që është pjesë e një lidhje alternative të funizimit apo shkëmbimit të energjisë elektrike ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës po të kemi parasysh që e vetmja lidhje jashtë e Kosovës për shkëmbimin e energjisë elektrike ka qenë vetëm me Serbinë.
Ai që nënvizoi rëndiësinë e këtij projektligji ishte kreu i grupit parlamentar socialist.
Taulant Balla: “Kalimi një orë e më parë në Kuvend i kësaj marveshje mundëson më pas lëvrimin e fondit dhe sigurisht vijimin e investimit të asaj që unë dhe të gjithë e kemi quajtur “pavarësia energjitike e Kosovës””.
Kartoni jeshil u ngrit edhe për marrëveshjen me Bankën Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, pjesë e Bankës Botërore dhe që ka të bëjë me tre investime të rëndësishme në tre zona të Shqipërisë; në Myzeqe, në fushën e Korçës dhe atë të Konispolit përsa i përket vaditjes.
Kuvendi mori edhe një tjetër vendim të rëndësishëm, përsa i përket monitorimit të funksionimit të organeve të reja të drejtësisë, pjesë kjo e paketës së reformës në drejtësi./abcnews.al