Paulo Souza mer drejtimin e ekipit të njohur të Serie A

schedule19:44 - 14 Shkurt, 2023

schedule 19:44 - 14 Shkurt, 2023

Paulo Souza pritet të shpallet trajneri i ri i Salernitanas në ditët në vijim.

Të dyja palët janë në negociata të avancuara dhe janë shumë pranë një marrëveshjeje, me trajnerin portugez gati të zëvendësojë Davide Nicolas.

I lirë që nga korriku i kaluar, kur u largua nga pankina e Flamengos, ish-futbollisti i Panathinaikos ka punuar si trajner ndër të tjera në Swansea, Leicester, QPR, Basel, Fiorentina, Bordeaux dhe kombëtaren polake. /G.D abcnews.al/