Pau Torres kërkohej nga ekipet e Premier League, por çmimi i vendosur nga Villareal i “trembi”

schedule17:35 - 26 Shtator, 2022

schedule 17:35 - 26 Shtator, 2022

Pau Torres gjatë merkatos së verës kërkohej me ngul kryesisht nga ekipet e Premier League. Chelsea, Arsenal dhe Tottenham e shikonin lojtarin e Villareall si të duhurin për qendrën e mbrojtjes, por çmimi i tij duket se ka detyruar skuadrat angleze të bëjnë një hap prapa.

Skuadra spanjolle kërkonte 45 milionë euro, çmim që nga ekipet angleze është konsideruar i lartë dhe për këtë ata nuk bënë hapa të tjerë për transferimin e lojtarit.

Sipas gazetarit të njohur, Fabrizio Romano, kjo ka bërë që Pau Torres mos të bëjë një hap të madh në karrierën e tij, pasi Villareall kërkoi të përfitonte nga shitja e tij, me lojtarin që është një nga qendërmbrojtësit më të mirë në La Liga.

“Chelsea, Arsenal dhe Tottenham gjithashtu eksploruan këtë mundësi, por nuk donin të shpenzonin 40-45 milionë euro.

Mendoj se është një mundësi shumë e mirë në treg; ai ka përvojë, cilësi, … një mbrojtës qendror shumë i mirë”, shkrunte Romano.

/f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!