Presidenti Ilir Meta duke folur për skandalin e daljes së të dhënave të së paku 910 mijë votuesve shqiptarë në Tiranë, ka thënë se patronazhistët e PS-së, kanë “gërmuar” edhe në jetën private e intime të këtyre personave. Sipas Metës këto të dhëna do të përdoren për presion në mënyrë që të sigurohen vota për PS.
Metës tha se në vijim do publikohen fakte tronditëse. Ai ka bërë thirrje që të nisi menjëherë një hetim për të nxjerrë të vërtetën.
“Të zbardhet e gjithë e vërteta urgjentisht. Pasi të dhënat personale jeta private dhe madje edhe jeta intime, e prokurorëve, gjyqtarëve. Përveç politikanëve. Të drejtat e politikanëve janë në një rrezik madhor.”
“Epo tani të vënë patronazhistët aty se kë ka të dashur ky prokuror apo ky gjyqtarë. Apo ky politikan apo ky deputet. Dhe ti mbajmë në presion. Sikur nuk shkon. Do ketë fakte se si merren peng bizneset dhe njerëz të drejtësisë por edhe të opozitës për të bërë gjoja opozitë. Nuk ka më pengmarrje.” tha Meta. E.L/abcnews.al/