TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka mobilizuar socialistët në Tiranë duke u kërkuar të jenë gati për zgjedhjet, që pritet të mbahen së shpejti.
Ai theksoi se patronazhistët janë gati të “hakmerren” për të gjithë përqeshjet e fundi që ka iniciuar opozita.
“Dua të besoj se të gjithë deputetët, ata që janë aktualë, ata që ishin dhe për mua mbeten pjesë e skuadrës së 11 majit, por dhe të gjithë të tjetër që jetojnë në Bashkinë Tiranës do të mobilizohen dhe të përfshihen drejtpërdrejt duke marrë pjesën e përgjegjësive në shpatulla, sipas territoreve, zonave, dhe njohjeve që kanë.
Patronazhistët mezi po presin që të hakmerren ndaj përqeshjes së radhës, me një reagim të duhur të radhës, i cili do të pasqyrohet në rezultatin e ditës së zgjedhjeve për Bashkinë e Tiranës, kur ata do mbahen, sipas procedurave, sepse nuk jemi ne që përcaktojmë procedurat. Ne jemi këtu, që të fitojmë çdo çfarë që na del përpara me qetësinë më të madhe”, tha Rama./abcnews.al

