Patriarku serb irinej reagon për Mlladiç: Dënimi vepër e djallit

schedule12:48 - 24 Nëntor, 2017

schedule 12:48 - 24 Nëntor, 2017

Patriarku serb Irinej është ndër të fundit që ka reaguar ndaj vendimit të gjykatës së Hagës e cila dënoi me burgim të përjetshëm Ratko Mlladiç i shpallur fajtor për genocid dhe krime lufte në Bosnje e Hercegovinë. Në një deklaratë pëlr mediat serbe ai u shpreh se vendimi për dënimin e  Mlladic ishte “vepër  e djallit” dhe se nuk është hera e parë që serbët shpallen të fajshëm për shumë krime. Ai shtoi se edhe një serb më shumë u dënua në Hagë, dhe pse dihej se Ratko Mlladic do të dënohej, për fat të keq nuk mund të bëhej asgjë”, për ta shpëtuar./abcnews.al