I pranishëm në 20 vjetorin e vrasjes së liderit të dhjetorit Azem Hajdari ka qenë edhe ish-deputeti Astrit Patosi. Ai ka përsëritur kritikat ndaj kryetarit aktual të Partisë Demokratike Lulzim Basha duke e bërë përgjegjës të periudhës më të vështirë në të cilën gjendet kjo parti tha Astrit Patozi në një prononcim për mediat.
Astrit Patozi, ish-deputet i PD: “Ardhja ime nuk ka asnjë lidhje me Lulzim Bashën dhe me partinë personale të tij. Unë kam ardhur sot të respektoj, në radhë të parë historinë e PD dhe historinë e Shqipërisë, se vepra dhe vdekja e Azem Hajdarit kanë lidhje me historinë moderne të Shqipërisë. Sot është një ditë për të kujtuar dhe për të reflektuar të gjithë si Shqiptarë, mbi të gjitha si demokratë. Unë mendoj se PD, 20 vjet pas vdekjes së Azem Hajdarit është në periudhën e vet më të vështirë. Ne jemi më keq se përpara 20 vjetësh jo thjesht në numra, por mbi të gjitha në frymë dhe atë që po bën opozita dhe atë që përfaqëson sot Partia Demokratike e Lulzim Bashës.”/abcnews.al