Patozi: Partitë kryesore të lidhura me persona që kanë të shkuar kriminale

schedule11:38 - 6 Prill, 2023

schedule 11:38 - 6 Prill, 2023

TIRANË– Kryetari i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi tha se është shqetësuese kur dëgjon që të dyja forcat kryesore akuzojnë njëra tjetrën se kanë futur në garë për kryetarë bashkish, persona më të shkuar kriminale.

Ai kujtoi ligjin e dekriminalizimit, i cili u ndalon të gjithë personave të dënuar të kandidojnë për t’u zgjedhur dhe për të ushtruar aktivitete politike. Kreu I BD-së theksoi se i takon KQZ-së dhe organeve ligj-zbatuese, që të kryejnë verifikimet e duhura për kandidatet e shpallur nga partitë politike për zgjedhjet vendore.

“Me sa kuptoj, shumë e vështirë të arrihet, sepse dy forcat politike, janë zhytur në një bashkëpunim me ato pjesët e errëta të shoqërisë, që kanë probleme me të shkuarën e tyre kriminale. Megjithëse ka pasur ka kaq shumë paralajmërime, ka një ligj, që është në fuqi, që I ndalon njerëzit me të shkuar kriminale të zgjidhen, dhe të ushtojnë aktivitete politike, ne prapë se prapë kemi akuza nga të dyja palët, që kanë përfaqësues kryesorë që konsolidoje për kryetar bashkish me të shkuar kriminale. Uroj që kjo të mos jetë e vërtetë. KQZ dhe organet ligjzbatuese duhet ta zbardhin të vërteten. Për aq kohë sa ke akuza, do të thotë se ky fenomen është prezent dhe është për të ardhur keq”, tha ai.

Gjatë intervistës në Abc News, Patozi theksoi se as paralajmërimet e ambasadës së SHBA nuk kanë dhënë efekt për pastrimin e politikës me elementë kriminale.

Ambasada e SHBA ka marrë një rol kryesor në denoncimin dhe në paralajmërimin e aktorëve kryesorë politikë, që ky fenomen të zhbëhet, por me sa duket edhe paralajmërimet amerikane kanë qenë të pamjaftueshme që të kemi më në fund një pastrim të politikës nga elementë me të shkuar kriminale”, tha ai./n.m. abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!