“Shqipëria sot është në një batak, e cila mund të shpëtojë nga një lëvizje”. Kështu është shprehur në studion e “Provokacija” ish-kreu i grupit parlamentar Astrit Patozi. Sipas tij Shqipëria e ka të domosdoshme këtë lëvizje, ndërsa pret që t’i bashkohen shumë njerëz.
“Unë mendoj që Shqipëria ka nevojë për këtë lëvizje, unë nuk jam as delirant, as mitoman. Nuk mendoj që jam Mesia që duhet të shpëtojë PD-në, apo Shqipërinë nga zgjedha, por do pres që kësaj zgjedhjeje t’i bashkohen shumë njerëz dhe do isha i motivuar që të jepja kontributin tim për këtë lëvizje”– deklaroi Patozi.
Ai shton se kjo lëvizje duhet të lindë nga opozita.
“Jo domosdoshmërisht duhet të lindë nga PD, unë dua të lindë nga PD se ajo sot është në opozitë. Në rast se ruajmë sistemin kështu siç është ne jemi në vend numëro për të mos thënë hapa mbrapa”. /abcnews.al