Patozi: Jemi në politikë për të tronditur themelet, dua fshirjen e kryetarokracisë

schedule21:41 - 18 Janar, 2021

schedule 21:41 - 18 Janar, 2021

Astriot Patozi i ftuar në emisionin Log. në ABC është shprehur se për tu bashkuar me nismën e tyre për të sjellë ndryshimin me 25 prill janë të mirëpritur të gjitha partitë të cilat pranojnë listat e hapura.

Patozi ndër të tjera ka theksuar se ekzistenca e tyre është një mundësi për të tronditur themelet e ndërtuara nga tre forcat më të mëdha politike siç është PD-ja, PS-ja dhe LSI.

Ndër të tjera ai ka bërë me dije se qëllimi i tyre është shembja e opozitës dhe e mazhorancës.

“Të gjithë partitë që duan ndryshimin dhe listat e hapura janë të lira që të bashkohen. Ne e kemi diskutuar por sërish nuk është një pyetje për ne, duhet të pyetet zoti Murrizi nëse dëshiron që ti bashkohet nismës sonë. Do të ketë dhe faktorë të tjerë për këtë të jeni të sigurtë. Dhe i ftoj të tjerët që të mos keni dilema.

LEXO EDHE: Patozi: Lista e hapur qëllimi jonë, me Topallin nuk kemi rivalitet

Ju duhet të bëni diferencën pasi lëngata e PD-së me të gjithë dhimbjen që ka ajo nuk është gjë e madhe por e ambientit demokratik është e rëndë. Ne pavarësisht skepticizmit unë e respektoj dhe ndaj pritshmërive më të vogla dhe dekurajimi i kundërshtarit politik ne jemi e vetmja shpresë dhe e risive të këtyre zgjedhjeve që Shqipëria të bëjë një hap drejt së ardhmes. Nëse ne nuk do të ishim pjesë Shqipëria do të ishte si një vend pa dritare në kënetë.

Nëse ne nuk do të ekzistonim dhe do të ishin vetëm ato të tre që do të ndanin tortën, ne kemi hyrë këtu për të tronditur pak themelet, ajo që unë dua është fshirja e kryetarokracisë”, ka thënë Patozi.e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!