Dy anëtarë republikanë të Kongresit në SHBA kanë vendosur të vetëkarantinohen pasi kanë patur kontakte me një të infektuar me koronavirus.
Senatori Ted Cruz nga Teksasi dhe Republikani Paul Paul Gosar i Arizonës thanë se do të ndërmarrin hapin për shkak të kujdesit që duhet të kenë, pasi rrezikojnë se mund të jenë infektuar.
Cruz tha se ai do të qëndrojë në Teksas 14 ditë derisa të ketë kaluar faza e inkubacionit.
“Duke pasur parasysh që kontakti ishte para 10 ditësh, se periudha mesatare e inkubacionit është 5-6 ditë. Kontakti me të infektuarin ishte për më pak se një minutë, nuk kam simptoma aktuale, autoritetet mjekësore më kanë këshilluar që shanset e transmetimit nga individi tjetër për mua ishte jashtëzakonisht e ulët, “tha ai në një deklaratë.
Gosar tha në deklaratën e tij të dielën më vonë se, së bashku me tre anëtarë të stafit të tij, ai ishte me një individid të infektuar për një periudhë të gjatë kohore dhe kanë patur shtrëngim duarsh. Ai tha se do të qëndrojë në shtëpi në Arizona për 14 ditë dhe se zyra e tij do të mbyllej. /abcnews.al