Patën kontakt me pacientin me koronavirus, dalin rezultatet e analizave për 7 punonjës të urgjencës Pukë

schedule10:09 - 29 Mars, 2020

schedule 10:09 - 29 Mars, 2020

Shtatë punonjësit e Urgjencës në Pukë kanë rezultuar negativ për koronavirus, pasi u karantinuan më parë.

Bashkia e Pukës përmes një postimi në rrjetin social Facebook, bën me dije se  fatmirësisht personeli mjekësor ka rezultuar negativ nga COVID 19.

Postimi i plotë:

Njoftimi i bashkisë Pukë:

Mirmengjes me këtë lajm fantastik🙏🙏🙏

Autoritetet e Shëndetit Publik në Pukë sapo na kanë konfirmuar lajmin e mirë se asnjë nga shtatë punonjësit e Shërbimit të Urgjencës ne Pukë, që u karantinuan nuk është prekur nga COVID-19.

Pas analizave të kryera kanë rezultuar COVID-Negativ.

🙏Faleminderit ZOT!

Bashkë mund t’ja dalim!/abcnews.al